AlbanianSport.com 07.01.2015 14:35
ASNN – Veleçiku vazhdon të jetë në në gjendje të turbullt, jo vetëm për shkak të endjes për të gjetur një fushë futbolli për të luajtur ndeshjet e veta si shtëpiake, por dhe për shkak se skuadra duket se nuk ka ende një trajner, kjo pas largimit të Besnik Dulit.
Janë shënuar largimet e para nga skuadra koplikase, ndërsa zyrtarisht nuk do të jenë më pjesë e koplikasve Nikshiqi (mbrojtës i djathtë), Hotaj (qendërmbrojtës) dhe Pepaj (mesfushor dhe kapiten i koplikasve).
Por pritet të ketë dhe largime të tjera, çka duket se do ta varfërojnë Veleçikun, pa thënë që do ta rrezikojnë atë që të rrëzohet përsëri në Kategorinë e Dytë. E në të tilla kushte, situata duket e zymtë në skuadrën koplikase.