AlbanianSport.com 30.10.2015 15:30
ASNN – Kosova është tashmë zyrtarisht anëtare e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare. Lajmi është bërë i ditur në përfundim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi, po zhvillohet në Uashington.
Kështu, Kosova është bërë zyrtarisht anëtarja e 206-të e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC). Vendimi është marrë gjatë Asamblesë së Përgjithshme, e cila po zhvillohet në Uashington.
Kosova ishte pranuar përkohësisht në ANOC vitin e kaluar në Bangkok. Kjo ishte vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejtë. Ai i ka kujtuar presidentit të IOC-së, Bah, se shumë shpejt do të vijë edhe medalja e parë olimpike për Kosovën.