Uvil Zajmi sjell në treg të parin e kolanës historike “Emocione”

Share Button

Uvil-Zajmi-Libri-Salla-2016

Gjergj Vyshka 16.04.2016 19:00

Ish-gjyqtari dhe gazetari i mirënjohur, promovon librin e parë me histori të veçanta e të të shumë personaliteteve të mëdhenj të sportit shqiptar. Gazetari, opinionisti sportiv dhe ish-arbitri i njohur i futbollit, Uvil Zajmi, boton librin e tij të parë me titullin “Emocione 1”, që është i pari në kolanën prej disa të tillësh, që autori përgatitet të botojë. Promovimi i librit është bërë në mjediset e Hotel “Tirana International”, në praninë e një numri të madh ish-sportistësh, një pjesë e të cilëve kanë historitë e tyre në librin e Zajmit, si dhe në praninë e përfaqësuesve të shtypit.

Po ashtu, ishte e pranishme edhe zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj. Pas fjalës hapëse të botuesit Luan Pengili, ka folur vetë autori i librit, Uvil Zajmi, i cili sjell shumë histori të njerëzve të sportit në karrierën e tyre, por edhe pas saj. Njohës dhe admirues i shumë disiplinave sportive për më shumë se 40 vjet, në veçanti edhe njohës i jetës së protagonistëve, Zajmi i pasqyron në librin e tij momentet më pikante të shumë prej tyre.

Duke dashur që të mos harrohen, madje duke i vendosur në vendin e merituar të memories dhe historisë sportive, autori ndërton figurën sportive, që nga fillimet, karriera, jeta dhe aktiviteti sportiv si dhe ai familjar, por bën me dije dhe çfarë bëjnë e  ku janë sot ish-kampionët. I  ndërtuar në episode, një stil i veçantë në përshkrimin dhe rikthimin emocional të sportistit, Zajmi i kushton rëndësi edhe faktit se si jetojnë sot këta protagonistë.

Nga Todi Janku, për të vazhduar me Shllakun, Jasharin, Bespallën, Karajën, Berishën, Kaçin, Kazanxhiun, Agim Jankun, treshet e famshme te Dinamos dhe 17 Nëntorit në futboll, apo 5-shen e basketbollit të Tiranës. Pa harruar Viktor Papavangjelin, rekordmenen Klodeta Gjini e për të vazhduar me një seri të gjatë me këta protagonistë. Zajmi, si një dëshmitar i mjaft evenimenteve sportive të kohës, i sjell po aq të ndjera në librin e tij të parë emocionet e paharruara, ashtu siç është edhe vetë titulli, “Emocione”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh