AlbanianSport.com 25/05/2019 18:20
ASNN – Edhe Uruguaji ka nisur grumbullimin për Kupën e Amerikës (Copa America). Në dispozicion të trajnerit, Oskar Tabarez janë 25 lojtarë, nga të cilët, deri në 30 maj 2019, dy do të largohen. Por trajneri i përfaqësueses uruguajane është i shqetësuar për Luis Suarezin. Ai shpreson që sulmuesi të rikthehet në ekip pas operacionit që ka kryer. Kështu, ekipi i Uruguajit ka nisur stërvitjen në prag të Kupës së Amerikës.
Shqetësimi i vetëm për trajnerin e përfaqësueses uruguajane, Oskar Tabarez, mbetet sulmuesi i Barcelonës. Ai shpreson Luis Suarezi do të jetë mjaftueshëm i gatshëm për të luajtur në Kupën e Amerikës, pas operacionit të cilit iu nënshtruar gjatë këtij muaji. “Shpresoj shumë që Luis Suarez të jetë i gatshëm për skuadrën dhe ti bashkohet asaj sa më shpejt përpara nisjes së Kupës së Amerikës”, – ka thënë trajneri.
“Ai tashmë është duke punuar mirë, individualisht, – ka vijuar Tabarezi. – Natyrisht që nuk mund t’i jap detajet sepse ai na ka informuar përmes videos dhe fotografive për gjithçka që po bën dhe sipas tij është drejt shërimit.” Përsa u përket futbollistëve të grumbulluar, trajneri veteran tha se dy nga ata do të largohen deri në 30 maj 2019, kur është edhe afati i fundit i dorëzimit të listës së lojtarëve që do të aktivizohen në Kupën e Amerikës.
“Ne në fillimi thamë se kishim një grup prej 25 lojtarësh, por me sa duket lista do të reduktohet deri në 23 të tillë deri më 30 maj, – sqaroi Oskar Tabarezi. – E ata që do të mbesin, do të jenë ata që kanë punuar me ne në stërvitje, sepse ne duhet të mbështetemi te ata lojtarë me të cilët kemi ndarë mendimet tona. Gjithçka varet nga dëshira e lojtarëve, pasi dikush nuk do të dojë të stërvitet më me ne. Atëherë deri në 30 maj duhet të largohet.”