Gjergj Vyshka 21.01.2016 13:20
Pas disa muajsh konsultimesh, në të cilën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC ) ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive, Konferenca e Përgjithshme e UNESKO-s ka miratuar Kartën e rishikuar Ndërkombëtare mbi Edukimin Fizik, Aktivitetin Fizik dhe Sportin. Karta, e cila nuk kishte qenë përditësuar që nga shpallja e saj në vitin 1978, është një dokument i rëndësishëm referimi për ata që janë të përfshirë në sport dhe në edukimin fizik.
Ky version i rishikuar i Kartës në fjalë ndryshon konceptin e aktivitetit fizik dhe integron dimensioneve të reja të realitetit të sportit, të cilat janë në interes të Lëvizjes Olimpike, duke i vënë theksin integritetit dhe vlerave etike, parimeve të barazisë dhe diversitetit të praktikës, partneritetit shumëpalësh, qeverisjes së mirë dhe përfitimeve të lidhura me përgjegjësinë dhe shëndetin.
Më e rëndësishmja është se ajo integron, për herë të parë, një njohje të lëvizjeve Olimpike dhe Paralimpike, si aktorë të rëndësishëm në përcaktimin e politikave për sportin dhe edukimin fizik. Duke u bazuar në momentin, e cila e ka parë edhe njohjen e fundit të kontributit të sportit në Objektivat e Qëndrueshëm të OKB-së për Zhvillim, KOKSH-i inkurajon që kjo të mund të përdoret në mënyrën për promovimin e sportit dhe edukimit fizik dhe të ndërtimit të partneriteteve me aktorë të tjerë kryesorë aksionerë dhe qeveritarë në të gjithë këtë përpjekje.
Dhe e gjithë kjo kartë nuk bën dallime raciale, por respekton të drejtat e çdokujt për t’u marrë me sport dhe për ta ushtruar atë në çdo vend.
Lexojeni të plotë në linkun e mëposhtëm:
http://nocalbania.org/wp-content/uploads/2016/01/Karta-nderkombetare-e-Edukimit-Fizik-2016.pdf