“Ultraboost 22”, një hap tjetër përpara në sport dhe jetesën e shëndetshme

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 17:25

ASNN – Realizuar në vitin 2013, teknologjia “Boost” nga “adidas”, solli revolucionin më të rëndësishëm në industrinë e atleteve sportive. Ndërsa kompanitë e tjera i qëndruan besnik shollës “EVA”, ishte “adidas” marka që bëri dallimin. “Sa më shumë energji të jepni, aq më shumë energji do merrni mbrapsht” ishte slogani i shollës “Boost”, dhe nuk kaloi shumë kohë deri në momentin që ky slogan të bëhej i prekshëm nga të gjithë.

Në vitin 2014, atleti Denis Kipruto Kimeto fitoi vendin e parë në maratonën botërore të vrapimit të zhvilluar në Berlin, me mbështetjen e pakrahasueshme të shollës “Boost”, një provë e vërtetë mbi performancën e lartë të teknologjisë më të re. Sot, “adidas” vazhdon të surprizojë duke sjellë versione më të avancuara të modelit. E dizenjuar për t’u dhuruar vrapuesve maksimumin e kthimit të energjisë gjatë vrapimit, “Ultraboost 22” është fjala e fundit e teknologjisë në botën e sportit.

Në këtë realizim adidas është fokusuar të sjellë një siluetë të përmirësuar, duke krijuar një model që përshtatet 360° me anatominë e këmbës së femrave. “Ultraboost 22” sjell inovacion si rezultat i studimeve bazuar në analizat e 1.2 milionë skanimeve të këmbëve të femrave. Versioni i ri ofron 4% më shumë kthim energjie krahasuar me “Ultraboost 21”.

Pjesa e sipërme PRIMEKNIT është shumë ekzakte, shumë e lehtë dhe ofron mbështetje maksimale gjatë përshkimit të distancave të largëta dhe devijimeve ne fushën e vrapimit. Përveç kësaj, një tjetër inovacion që shoqëron modelin “Ultraboost 22” është teknologjia “LEP Torsion”. Versioni i rimodeluar i teknologjisë “Torsion” të aplikuar në modelet e mëparshme ofron më shumë fleksibilitet duke i bërë hapat e atletit të pagabueshëm.

Duke mos u mjaftuar vetëm me inovacionin në performancë, përmes realizimit të “Ultraboost 22”, “adidas” vazhdon të lërë gjurmët e saj në nismën globale drejt një planeti më të shëndetshëm. Materiali i përdorur në pjesën e sipërme është krijuar nga të paktën 50% plastikë e ricikluar e mbledhur nga oqeanet dhe komunitetet e largëta bregdetare, duke reduktuar kështu mbetjet e dëmshme në planetin tonë.

“adidas” ka besuar gjithmonë se përmes sportit, kemi fuqinë të ndryshojmë jetë, dhe “Ultraboost 22” tregon pikërisht angazhimin e markës për të sjellë energji dhe për t’i nxitur njerëzit të ndërmarrin nisma pozitive drejt një stili jetese më të shëndetshëm. Duke krijuar “Ultraboost 22”, “adidas” ka krijuar atleten më të mirë të vrapimit të veshur ndonjëherë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh