Uilliams, Bekham, Rita Ora & Lilard, imazhet e adidas #OriginalSuperstar (Video)

Share Button

adidas-BW

AlbanianSport.com 26.01.2015 21:55

ASNN – Kur atletet Superstar janë hedhur për herë të parë në treg nga “adidas” në vitin 1969, domethënia e fjalës “Superstar” ishte mëse e qartë, e cila nuk të linte kurrsesi asnjë hapësirë për ndonjë interpretim të dytë. Sot, kjo fjalë duke qenë se po përdoret rëndom është zhvlerësuar disi, duke humbur kuptimin e vërtetë të saj, deri në pikën e krijimit të një kaosi dhe konfuzioni total. Këtë vit “adidas originals” ka për qëllim të shtrojë dhe t’i japë përgjigjen e duhur pyetjes, se çfarë do të thotë të jesh një superstar i vërtetë, nëpërmjet realizimit të një mini-filmi, ku protagonistë janë disa nga yjet e famshëm të botës së muzikës dhe sportit, të tillë si: Ferrëll Uilliams, Dejvid Bekham, Rita Ora dhe Damian Lilard.
Këtë fillim viti, për të rihedhur edhe më fuqishëm në treg linjën e re të atleteve ikonike “adidas Superstar”, “adidas originals” ka ndërmarrë një fushatë globale, epiqendra e së cilës është pyetja: “Çfarë do të thotë në vitin 2015 të qenit një “super-star”?”. Mediat sociale i kanë ripërcaktuar dhe ridimensionuar plotësisht konceptet e vetë-shprehjes, origjinalitetit dhe kreativitetit dhe gjatë gjithë vitit 2015, fushata pritet të kërkojë nevojën e një ekspertize të jashtme, e cila do të bëjë vlerësimet e nevojshme, duke përcaktuar kriteret e vlefshmërisë dhe njëkohësisht pjesëmarrjen dhe përfshirjen në këtë fushatë të njerëzve të famshëm, të cilët gëzojnë admirimin dhe nderimin e miliona adhuruesve në mbarë botën.
Fushata fillon me shfaqjen e një filmi të shkurtër 90 sekondësh, me regji të Karum Huu Do dhe me pjesëmarrjen e Dejvid Bekhamit, Ferrëll Uilliamsit, Rita Oras dhe Damian Lilardit, secili prej të cilëve zbulon se superstar nuk është ajo që ju të gjithë mendoni se është. Për Ferrëll, kuptimi i “superstar” është i qartë: “Të jesh një “superstar” nuk ka lidhje me numrin e atyre që shikojnë postimet e tua, që i pëlqejnë ato apo i shpërndajnë në hapësirat e ndryshme “online””. Ndërsa Rita Ora shprehet: “Të jesh një “superstar” nuk do të thotë të ecësh mbi tapetin e kuq, të japësh intervista apo të flasësh me gazetarët dhe të përshëndesësh me dorë fansat e tu. Absolutisht, është më shumë se kaq.”
Filmi do të shoqërohet nga gjashtë inserte edhe më të shkurtra, duke përfshirë një version 30 sekondësh në të cilin do të prezantohet koleksioni i ardhshëm “Supercolor” i Ferrëll Uilliamsit. “Times Square” dhe “Madison Square Garden” kanë marrë përsipër blerjen dhe të drejtat e transmetimit të këtij filmi, dhe në të njëjtën kohë ky film do të mbështetet nga aktivitetet e ndryshme nëpërmjet PR, rrjeteve sociale, dixhitale, shitjes me pakicë për publikun e gjerë dhe nga teknika të tjera tepër të avancuara të bazuara në eksperiencat më të sukseshme dhe format e shumëllojshme të observacioneve, që kanë filluar të aplikohen në këtë fushë.
Këto teknika të përzgjedhura do të jenë suporti kryesor dhe garancia e suksesit jo vetëm e kësaj fushate unike në llojin e vet, por edhe e produktit që do të prezantohet së shpejti për publikun, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimet e mëtejshme me dy yjet siç janë, Ferrëll Uilliams dhe Rita Ora. Fushata globale është krijuar nga agjencia me bazë krijuese në New York “Johannes Leonardo”, me mbështetjen direkte dhe tepër të rëndësishme nga Londra të strategjive të komunikimit të “Three Sixty Communications”. Atletet ikonike “adidas Superstar” u hodhën për herë të parë në vitin 1969 dhe shumë më shpejt seç ishte imagjinuar, bënë një kalim galopant nga moda e pasarelave tek ajo e rrugës.
Që kur lindën dhe u dizenjuan, silhueta e jashtme që karakterizon këto atlete ka qenë dhe vazhdon sërish të jetë shtylla kryesore mbështetëse e kulturës së rrugës, duke përfaqësuar kreativitetin dhe diversitetin në të gjithë botën. Për adidas originals, viti 2015 shënon fillimin e kapitullit të ardhshëm të ndritur dhe absolutisht të suksesshëm në trashëgiminë e adidas Superstar, e suportuar nga hapja e pikave shumta ku ky produkt do të ketë mundësinë të reklamohet dhe të vendoset në dispozicion të të gjithë blerësve dhe fansave të kësaj marke dhe mbitëgjitha me nënshkrimin e një vale të gjatë bashkëpunimesh me artistët më në zë të momentit dhe të njohur në mbarë botën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh