AlbanianSport.com 16.10.2015 16:45
ASNN – Vijari është Presidenti i komanduar i UEFA-s. Vendimin e ka marrë Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris futbollin evropian. Vijari do të zëvendësojë Platininë e pezulluar për 90 ditë nga Komisioni i Etikës së FIFA-s.
Francezi po hetohet për marrje ryshfeti nga FIFA gjatë 10-vjeçarit të fundit. Nga ky komision, për të njëjtën periudhë kohore është pezulluar edhe presidenti i FIFA-s, Sep Blater.
Platini akuzohet për një pagesë prej 1.8 milionë eurosh që Platini ka marrë nga FIFA në mënyrë të pandershme gjatë 10-vjeçarit të fundit. Komisioni i Etikës po heton për këtë ngjarje ndaj mori vendimin ta pezullojë Platininë nga detyra e presidentit.
Vijari është zëvendëspresidenti i rangut më të lartë të UEFA-s, ndaj dhe është komanduar në postin e presidentit të këtij organizmi. Kështu, UEFA do të vazhdojë punën nën drejtimin e Vijar.
Presidenti i komanduar do të hedhë shortin e finaleve të Evropianit “Francë 2016”, më datë 12 dhjetor 2015.