UEFA projekton një turne të 3-të kontinental, rikthehet Kupa e Kupave?

Share Button

AlbanianSport.com 11/09/2018 15:55

ASNN – Përveç Ligës së Kampionëve dhe Ligës të Evropës, organizmi që qeveris futbollin kontinental po mendon të zhvillojë një veprimtari që mund të ofrojë më tepër mundësi për klubet e vendeve të vogla. Ndarja e turneve pritet të jetë: Liga e Kampionëve 32 skuadra, Liga e Evropës nga 48 në 32 skuadra dhe veprimtaria e re 32. Një version i mundshëm është që UEFA të rikthejë pas thuajse 20 vjetësh, ish-Kupën e Kupave të Evropës.

Më tepër veprimtari, më tepër skuadra pjesëmarrëse, më tepër të ardhura nga e drejta televizive dhe marketingu dhe më tepër para për t’u ndarë, natyrisht, duke nisur nga të mëdhenjtë, por duke vijuar me më të vegjëlit. Duket se ky parim e ka çuar UEFA-n drejt idesë për të organizuar një turne të tretë. Përveç Ligës së Kampionëve dhe Ligës të Evropës, organizmi që qeveris futbollin kontinental po mendon të zhvillojë një veprimtari që mund të ofrojë më tepër mundësi për klubet e vendeve të vogla.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pas mbledhjes së Shoqatës të Klubeve Evropiane (ECA). “Jemi në pritje të aprovimit përfundimtar nga UEFA për veprimtarinë e tretë, duke e çuar në 96 numrin e përgjithshëm të skuadrave pjesëmarrëse në Evropë”, – ka thënë ai, i cituar nga mediat italiane. “E gjitha kjo duke nisur nga sezoni 2021-2022. Duhet bërë një vlerësim i kalendarit ndërkombëtar përpara e të miratohet modeli i ri pas vitit 2024”, – sqaroi më tej Anjeli.

Ky turne pritet t’u japë mundësi vendeve të vogla të përfaqësohen  në fazën finale të turneve evropiane. Dy veprimtaritë e tjera dominohen nga klubet e 5 kampionateve më të forta të Evropës dhe ky organizim i tretë pritet të sjellë më shumë të ardhura për klubeve e vendeve të vogla. Ndarja e turneve pritet të jetë: Liga e Kampionëve 32 skuadra, Liga e Evropës nga 48 në 32 dhe veprimtaria e re 32. Një version i mundshëm është që UEFA të rikthejë pas thuajse 20 vjetësh, ish-Kupën e Kupave të Evropës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh