AlbanianSport.com 20.06.2015 19:50
ASNN – Qeveria e futbollit evropian, UEFA, ka përjashtuar skuadrën e parë nga veprimtaritë evropiane për mosrespektim të “fair play”-it financiar.
UEFA ka marrë vendimin e parë të rreptë për mosrespektimin e rregullores së re, duke e përjashtuar nga Liga e Evropës skuadrën e njohur ruse, Dinamon e Moskës.
Kjo e fundit nuk respektoi rregullat e blerjes së lojtarëve, duke bërë që të përjashtohet nga UEFA.
Vendin e Dinamos në Ligën e Evropës e zë skuadra tjetër ruse, Rubini i Kazanit. Më herët UEFA kishte paralajmëruar Barcelonën, Realin, Bajernin e Munihut.
Po ashtu ishin paralajmëruar sidomos klubet e sheikëve arabë, Paris SG-në dhe Mançester Sitin, që të frenonin shpenzimet e tyre në merkato.