AlbanianSport.com 17/06/2020 18:40
ASNN – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s mori pjesë në këtë takim, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ecurinë e veprimtarive kontinentale. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot përmes një video-konference dhe mori disa vendime në lidhje me rregulloret, formatin, kalendarin dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e ekipeve kombëtare për veprimtaritë e UEFA-s.
Kështu, është vendosur sa u përket ndeshjeve të Ligës së Kombeve të Evropës dhe “Play-off”-i i “Euro 2020”-ës. Ndeshjet e fazës së grupeve për Ligës së Kombeve të Evropës 2020-2021, do të luhen në këto data: 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator, 10/11 dhe 13/14 tetor dhe 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020. Ndërkaq, ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor 2020. Kurse ndeshjet e “play-off”-it të “Euro 2020”-ës do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor 2020.
Ndërkohë, sa i përket “Euro 2022”, “Play-off”-et eliminatore do të mbahen ndërmjet datë 2 dhe 11 nëntor 2020, ndërkohë që faza e grupeve dhe “play-off”-et do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto ture merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar, i drejtuar nga Erind Resuli. Presidenti Duka do të jetë i impenjuar sërish nesër paradite në vazhdimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të diskutohen vendime të tjera.