UEFA, pasqyrë statistikave të futbollistëve shqiptarë në Kupat e Evropës

Share Button

UEFA-Flamuri

AlbanianSport.com 16.10.2015 07:00

ASNN – Futbolli shqiptar vazhdon të ketë një vëmendje të veçantë nga ana e UEFA-s, kjo falë Skënderbeut dhe skuadrës kombëtare, që kanë arritur deri në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe në finalet e “Euro 2016”. Për këtë arsye, organizmi që qeveris futbollin evropian ka bërë një pasqyrim të të gjitha paraqitjeve të futbollistëve shqiptarë në Evropë, duke publikuar një sërë statistikash. Sipas faqes zyrtare në Internet, uefa.com, lojtari shqiptar që ka zhvilluar më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve është Besnik Hasi, aktualisht trajner i Anderlehtit, me 35 sfida të tilla.

Ai ndiqet nga Altin Haxhi, me 21, dhe Lorik Cana, me 20. Shënuesi më i mirë shqiptar në rang klubesh në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, ku përfshihen edhe sfidat eliminatore, është Hamdi Salihi me 6 gola, i ndjekur nga Devi Muka me 5 dhe Alban Bushi me 4. Në total, në të gjitha veprimtaritë evropiane për klube, futbollisti që ka zhvilluar më shumë ndeshje është Lorik Cana, me 56 të tilla. Më pas vjen Admir Teli dhe Ansi Agiolli, respektivisht me 48 dhe 45 ndeshje. Përsa u përket shënuesve, Hamdi Salihi është ai që ka shënuar më shumë gjithsej, 14 gola.

Shkodrani ka lënë pas Kliton Bozgon dhe Indrit Fortuzin. Por UEFA ka nxjerrë edhe disa statistika të tjera. Kështu, Igli Tare është i vetmi futbollist shqiptar që ka luajtur në finalen e një veprimtarie evropiane, në vitin 2001, kur Breshia e tij luajti në finalen e Kupës Intertoto me Paris SG-nç, ndeshje e fituar nga kjo e fundit falë golave në fushë kundërshtare. I pari lojtar që ka luajtur në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve është Bledar Kola me Panathinaikosit, në shtator 1998. Ndërsa i pari trajner shqiptar që drejtoi një skuadër në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve është Besnik Hasi me Anderlehtin, sezonin e kaluar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh