AlbanianSport.com 25.08.2016 20:15
ASNN – Kristiano Ronaldo vazhdon të shijojë një sezon të jashtëzakonshëm dhe sonte ai është shpallur si “Lojtari Evropian i Vitit”, çmim ky që jepet nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA.
Portugezi e merr këtë çmim pasi ka bërë të vetën më herët trofeun e Ligës së Kampioneve, si dhe është shpallur kampion i Evropës me përfaqësuesen e tij të lindjes, që triumfoi në finalen e korrikut ndaj Francës.
Në votimin e 55 gazetarëve nga i gjithë kontinenti, ku ka votuar edhe Radio-Televizioni Shqiptar, Kristiano Ronaldo ka marrë shumicën dërrmuese me 40 vota, duke lënë dukshëm prapa francezin Antuan Grizman, që mori 8 vota dhe uellsianin Gereth Bejl, që mori 7 vota.