UEFA i rrit me 50 % fondet për futbollin e femrave, 60 milionë lojtare për 8 vjet

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2018 21:40

ASNN – Ka qenë për shumë kohë bastion i meshkujve, por, si në çdo fushë të jetës, edhe aty janë femrat që po sfidojnë. Për këtë arsye, UEFA ka planifikuar ta rrisë me 50 % shumën e parave të destinuara për futbollin e femrave të Federatave të Futbollit të çdo vendi anëtar të kësaj organizate.

Këto fonde, të përfituara nga Kampionati Evropian i meshkujve, do t’i marrin Federatat e Futbollit anëtare. Ato do të përfitojnë nga 150 mijë euro çdo vit nga projekti për femrat në futboll, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ky lajm vjen një javë pasi FIFA bëri të ditur se kishin formuluar një “Strategji për Futbollin e Femrave”, me synimin për ta dyfishuar numrin e grave në këtë sport deri në vitin 2026, kur synojnë te këtë rreth 60 milionë gra që luajnë futboll.

“Potenciali për futbollin e grave është i pakufizuar dhe për shkak të kësaj, UEFA ka marrë vendimin për t’i rritur fondet në dispozicion për Federatat e Futbollit të vende anëtare për t’i ndihmuar atyre ta zhvillojnë futbollin e grave sa më shumë”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

“Duke e rritur numrin e grave që marrin pjesë një futboll dhe duke e ngritur rolin e tyre, ne ndihmojnë për zhvillimin e këtij sporti në kontinent, – ka vijuar ai. – Ky ka qenë një nga synimet e mia, edhe para se të bëhesha president i UEFA-s.”

Investimi vjen pas rritjes që ka pësuar futbolli i grave gjatë viteve të fundit, duke e thyer rekordin për tifozë të cilët e kishin përcjellë ndeshjet e përfaqësueseve të femrave gjatë Kampionatit Evropian të 2017-ës në Suedi. Rreth 178 milionë shikues e ndoqën këtë veprimtari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh