AlbanianSport.com 06.05.2016 16:15
ASNN – Ish-presidenti i organizmit që qeveris futbollin botëror, Mishel Platini, do të mësojë të hënën nëse do të mund të kthehet sërish në krye të UEFA-s.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka bërë të ditur se do të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me francezin në fillim të javës së ardhshme.
Mishel Platini iu drejtua CAS-it, pasi Komisioni I Etikës e dënoi atë me 6 vjet pezullim në vijim të skandalit të korrupsionit.
Por ishte pikërisht ky Komision, që pak ditë më parë liroi nga akuzat e tjera francezin, duke rindezur shpresën e tij për një rikthim.
Avokatët e tij u dëgjuan sot në Lozanë dhe shpresojnë që CAS-i ta heqë dënimin për Mishel Platininë, i cili, nga ana e tij kërkon të kthehet sërish si president i UEFA-s.