UEFA, e gatshme ta ndihmojë futbollin e femrave në Kosovë

Share Button

Kosova-pranimi-UEFA-poster-2016

AlbanianSport.com 01.12.2016 15:15

ASNN – Një delegacion i UEFA-s, i përbërë nga Menaxherja për Zhvillimin e Futbollit të Femrave, Emili Shou, dhe nga zyrtaret e larta në divizionin e marketingut, Alexandra Donçila dhe Ema Sajks, u pritën nga Nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarja e Komitetit Ekezekutiv dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, si dhe trajnerja e përfaqësueses së Kosovës, Afërdita Fazlija.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Nënkryetari Ademi dhe Sekretari Salihu i njohën mikeshat për organizmin e FFK-së dhe zhvillimin e futbollit të Kosovës në përgjithësi. Në vazhdim kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, i njohu zyrtaret e UEFA-s për organizimin e futbollit të femrave, duke theksuar se “tashmë në Kosovë ka një Ligë të femrave me 10 skuadra dhe që nga viti tjetër të organizohet edhe Liga e grupmoshës së Nën-16-vjeçareve”.

“Po ashtu, krahas kampionatit femrat zhvillojnë edhe ndeshjet për Kupën e Kosovës, – ka sqaruar ajo. – Ka edhe trajnerë dhe gjyqtare femra që na inkurajon shumë që të punohet edhe më shumë. Në këto momente nevojë e madhe veç mbështetjes financiare është organizimi i edukimit për trajnerë dhe gjyqtare.” Nga ana e saj, trajnerja e përfaqësueses, Afërditë Fazlija, e njohu delegacionin e UEFA-s për strukturën e ekipit përfaqësues të Kosovës.

Por edhe për talentet e shumta që ka Kosova, por që nevojitet një angazhim dhe përkrahje edhe më e madhe me këtë rast edhe nga UEFA. Krahas kësaj, ajo tha se Kosova ka nevojë për organizimin e seminareve që do të ndihmonte në përgatitjen profesionale të trajnereve femra. Në emër të delegacionit të UEFA-s fjalën e mori Emili Shou, e cila theksoi se “UEFA është e gatshme ta mbështesë futbollin e femrave në Kosovë përmes projekteve dhe programeve të ndryshme.

“Po ashtu do t’u ndihmojmë edhe për hartimin e një strategjie zhvillimi për 4 vitet e ardhshme”, – shtoi ajo. Ndërkaq, Donçila dhe Sajks, treguan se si do të duhej të organizohet dhe planifikohet marketingu brenda FFK-së, nga i cili do të përfitonte futbolli në përgjithësi dhe futbolli i femrave në veçanti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh