AlbanianSport.com 07/10/2019 20:05
ASNN – Trajneri kërkon të mos nënvlerësohen kuqezinjtë, flet me konsideratë për skuadrën e Rejës. Shqipëria përballet në takimet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Euro 2020-ës me Turqinë dhe Moldavinë dhe trajneri i përfaqësueses turke ka dalë të hënën para medieve vendase në Stamboll. “Përparësia jonë është Shqipëria”, – ka thënë ai, duke shtuar: “Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për ne nga 4 ndeshjet që na kanë mbetur. Shqipëria është një skuadër e mirë, me lojtarë të mirë që luajnë nëpër kampionatet e vendeve kryesore të Evropës.”
Turqia ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen e 11 tetorit me Shqipërinë dhe trajneri Shenjoll Gynesh ka bërë të ditur se do t’i mungojë një nga mesfushorët e tij. “Ne patëm shpallur një listë me 27 lojtarësh, – ka deklaruar ai. – Fatkeqësisht, Dorukhani pësoi një dëmtim serioz por unë shpresoj ta kalojë shpejt. E di që Francës i mungon portieri Loris, por gjithçka mund të them është t’i uroj edhe atij shërim të shpejtë.” Mediat e kanë pyetur trajneri e Turqisë më tepër për sfidën me Francën, por Gyneshi nuk ka pranuar ta zhvendosë vëmendjen nga përballja me kuqezinjtë.
“Përparësia jonë është Shqipëria, – ka theksuar trajneri i Turqisë. – Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për ne nga 4 ndeshjet që na kanë mbetur. Shqipëria është një skuadër e mirë, me lojtarë të mirë që luajnë nëpër kampionatet e vendeve kryesore të Evropës. Po të arrijmë ta fitojë atë ndeshje, pastaj do të mendojmë për Francën. Grupi po përgatitet seriozisht për këto dy sfida.” Ndeshja me Shqipërinë do të luhet në Stamboll dhe trajneri i përfaqësueses nuk e fsheh kënaqësinë që ndjehet aty si në shtëpi.
“Konia, Eskishehir apo Antalia, nuk ka rëndësi se ku do të luajmë, pasi në Turqi nuk diskutohet që përfaqësuesja është e mirëpritur kudo që të luajë, – ka thënë Gyneshi. – Mbase duhet ta përdorim një stadium më tepër. Stadiumi “Shykry Saraçollu” është një stadium që unë e njoh mirë, pasi shkoj atje në çdo ndeshje të Fenerbahçes. Më presin gjithmonë ngrohtësisht, për më tepër që unë jetoj në zonën e Kadikojit.” Trajneri i Turqisë ka zbuluar edhe një pjesë të strategjisë së tij të lojës, që mbështetet mbi dy lojtarë kyç.
“Burak Jëllmazi është një lojtar mjaft cilësor, ndërsa Xhenk Tosuni është një lojtar që nuk luan edhe aq me skuadrën e tij. Prandaj do të shohim nëse ata mund të luajnë apo jo. Por Xhenku dhe Buraku janë lojtarë të cilëve u besoj. U besoj të dyve për përvojën që kanë dhe karakteristika e lojtarëve titullarë që gëzojnë”, – ka përfunduar trajneri Shenjoll Gynesh. Turqia përballet me Shqipërinë më 11 tetor në Stamboll, për të vijuar 3 ditë më pas me ndeshjen në Francë me përfaqësuesen vendase.