AlbanianSport.com 06.10.2016 10:40
ASNN – Turi tjetër i Kupës së Shqipërisë ka nisur të dhurojë edhe përballje mes klubeve të Superiores. Me ndeshjen e të enjtes, mes Partizanit dhe Kevitanit, por pritet të jetë një formalitet, pasi të kuqtë e kanë fituar ndeshjen e parë 5-1, që mbyllen edhe të gjitha takimet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë dhe të plotësohet kalendari i turit të dytë.
Në bazë të skemës së shpërndarë nga FSHF për turneun, që në këtë tur do të ketë një përplasje mes skuadrave të Superiores, në Grupin A të kësaj veprimtarie. Në Grupin A, Skënderbeu ka një përballje interesante ndaj Apolonisë, e cila nuk do të lejojë Agostinelin të bëjë shumë eksperimente me formacionin e dytë si ndaj Butrintit.
Kjo pasi fierakët janë një ekip me pretendime dhe duan të matin forcën me më të mirët. Dueli i Superiores që dhuron ky tur është ai mes Luftëtarit dhe Tiranës, dy skuadra të cilat aktualisht ndahen nga vetëm një pikë në renditjen e kampionatit. Shumë më i thjeshtë për skuadrat e Superiores duket Grupi B.
Sidoqoftë, bie në sy përballja midis Kamzës dhe Vllaznisë. Ekipi i Kamzës arriti të eliminonte që në turin e parë Korabin ndaj nuk ka arsye pse të mos kërkojë të bëjë të njëjtën gjë përsëri. Por Kupa mbetet një synim real për shkodranët, që pritet të luftojnë deri në fund për trofeun.
Kupa e Shqipërisë
Shorti i turit të dytë (Turi i 16-shes)
Grupi A
Apolonia-Skënderbeu (A1)
Dinamo-Kukësi (A2)
Luftëtari-Tirana (A3)
Bylis-Laçi (A4)
Grupi B
Besëlidhja-Partizani/Kevitan (B1)
Kastrioti-Teuta (B2)
Kamza-Vllaznia (B3)
Tërbuni-Flamurtari (B4)
*Ndeshja Partizani-Kevitan luhet të enjten, takimi i parë ka përfunduar 5-1 për Partizanin
Shorti i turit të tretë (Çerekfinalet):
A4-A1
A3-A2
B4-B1
B3-B2