AlbanianSport.com 03.11.2014 19:50
ASNN – Në Fushën Sportive “Nexhip Trungu”, vendësit e Turbinës kanë pritur Këlcyrën në sfidën e radhës për kampionat. Kjo ishte një ndeshje shumë e vlefshme për Turbinën, pasi me fitoren do të ruante ritmin për të arritur kryesimin.
Djemtë e trajnerit Ëngjëll Belshi e nisën sfidën shumë mirë me shumë raste për shënim, por kanë gabuar në finalizim. Ndaj dhe pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar e bardhë, pa gola.
Ndonëse Turbina ka dominuar dhe në pjesën e dytë, golat kanë ardhur me shumë vonesë, atëherë kur të gjithë e menduan ndeshjen barazim. Ka shënuar Xhardja në të 80-tën dhe më pas Mici në të 85-tën dhe në fund 2-0.
Në fakt, duket se fatsjellësi për vendësit ishte një qen që hyri në fushë. Në mesin e pjesës së parë një qen hyn në fushë, duke shkaktuar mjaft ilaritet tek të pranishmit në Fushën Sportive “Nexhip Trungu”.
Qeni ndiqte topin ngado që ai shkonte, duke ndërprerë lojën për rreth 5 minuta. U desh ndërhyrja e vet futbollistëve që qeni të largohej nga fusha. Duhet theksuar se edhe para pak javësh, një gjel i futur në fushë, u solli fat vendasve.
Turbina – Këlcyra 2-0
Shënues: Xhardja 80’, Mici 85’
Turbina: Miza, Xhika, Ferhati, Metaj, G. Kamami (Gjini 86’), Xhelili, Rrapushi, Lena, Xhardja, F.Kamami (Mici 46’), Lleshi (Biqiku 46’). Trajner: E. Belshi
Këlcyra: Xheli, Kule, Spahiu, Shahini, Kamberaj, Halili (Çoli 81’), Muçaj, Hadaj, Lito, Sadikaj, Kamberi. Trajner: R. Spahiu
Gjyqtarë: G. Velçani, F. Mata, E. Morina (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Mici / Lito