AlbanianSport.com 27.01.2015 13:15
ASNN – Turbina është një nga skuadrat që pretendon të ngjitet në Kategorinë e Parë nga grupit i Jugut të Kategorisë së Dytë. Cërrikasit e kanë mbyllur në vendin e dytë në grupin e Jugut fazën e parë me 22 pikë.
Por konkurrenca është e fortë, sepse Tepelena e Orikumi kanë 20 pikë, Himara 19 pikë dhe Memaliaj 18 pikë. Pra janë 5 ekipe që luftojnë për vendin e dytë, i cili për të shkuar në Kategorinë e Parë do të bëjë “play-off” me të 9-tën e Veriut në Kategorinë e Parë.
Parë kështu cërrikasit kanë kërkuar lojtarë cilësorë me synim përfshirjen të paktën në zonën e “play-off”-it, ndërsa dje me skuadrën e trajnerit Ëngjëll Belshi, është stërvitur braziliani Harrison.
20-vjeçari është në provë tek cërrikasit, të cilët do ta marrin vendimin nëse vlen, apo jo, vetëm pasi ta kenë parë dhe në ndeshjet miqësore. Nuk duhet harruar se faza e dytë e Kategorisë së Dytë nis më 22 shkurt.