AlbanianSport.com 16.09.2016 07:00
ASNN – Të verdhët e trajnerit Altin Rraklli kanë vijuar normalisht përgatitjet e tyre, ndërsa ekipi ka qenë i plotë dhe nuk ka pasur asnjë mungesë. Për llogari të Turbinës, pas mungesës prej disa vitesh, është rikthyer mbrojtësi i djathtë Sajmir Gjokeja.
“Më vjen mirë që jam rikthyer tek Turbina, ku kam qenë pjesë e saj edhe më parë, – ka thënë ai, duke folur për mediat sportive të ditës. – Pra kam bërë zgjedhjen e duhur këtë sezon dhe jam shumë i lumtur që do të vesh përsëri fanellën e verdhë.”
“Turbina ka një tifozëri të mrekullueshme, të cilën e përshëndesë nga zemra, – ka vijuar përforcimi më i ri i Turbinës. – Kam ardhur në Cërrik jo për ta mbajtur në Kategorinë e Parë, por për ta renditur në mes skuadrave më të mira.”
“Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit pasi nuk na mungon asgjë në këtë klub serioz, – ka theksuar Gjokeja. – Që do të thotë se presidenti na ka garantuar një financë të fuqishme dhe ne duhet t’ia shpërblejmë këtë gjë.”