AlbanianSport.com 11.08.2015 08:35
ASNN – Turbina është në pritje të stafi të ri drejtues. Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska, ka vetëm disa ditë që është ulur në postin që ka fituar më 21 qershor dhe pritet që shumë shpejt të ketë dhe një takim për fatet e futbollit vendas.
Në fakt janë disa emra që përfliten për të drejtuar klubin cërrikas, ndërsa Turbina do të luajë përsëri në Kategorinë e Dytë për shkak të humbjes në “play-off”-in e fundsezonit me Besën e Kavajës.
Dhe pasi të zgjidhet stafi drejtues do të vendosen dhe objektivat për sezonin e ri futbollistik 2015-2016. Turbina sponsorizohet nga dy donatorë, që janë Gentian Gjoka, i cili ka 60 % të aksioneve, si dhe Bashkia e Cërrikut, që zotëron 40 %.
Të dy bashkë nëse hedhin një shumë të madhe financiare e ngjisin Turbinën. Ndaj tashmë të gjithë presin takimin Toska-Gjoka, si dhe emërimin e stafit drejtues të Turbinës.