AlbanianSport.com 04.11.2014 11:30
ASNN – Pas fitores me Këlcyrën, Turbina ka nisur përgatitjen për ndeshjen e radhës, atë me Egnatian për ta kaluar me sukses atë, pavarësisht se duket një ndeshje e vështirë.
Trajneri i Turbinës, Engjëll Belshi, jo vetëm që ka përshëndetur grupin e lojtarëve, por dhe tifozët e shumtë që kanë qenë të pranishëm në këtë sfidë. “Pavarësisht se për 80 minuta ne nuk kemi shënuar dot, në fund Xhardja dhe Mici na kanë dhënë kënaqësinë e trepikëshit”, – ka theksuar trajneri cërrikas.
“Tashmë jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës, atë jashtë fushe në Rrogozhinë, atje ku shpresojmë që të marrim fitoren”, – ka shtuar Belshi. Ndërkohë kryebashkiaku i Turbinës, Servet Dusha, është duke u kujdesur për rrogat e muajit të lojtarëve.