AlbanianSport.com 22.02.2015 19:55
ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra i ka luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së saj të 13-të dhe 3 skuadrat e kreut nuk kanë gabuar, duke marrë fitore bindëse të cilat mbajnë të pandryshuar gjendjen e renditjes.
Apolonia ka treguar dhëmbët, duke fituar me 3 shifra, 104-62, në fushën e vet ndaj Skënderbeut, dhe duke ruajtur kreun e renditjes me 22 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari, që dje fitoi 69-44 në Bathore ndaj Kamza Basket.
Por vlonjatet e trajnerit Viron Toska kanë luajtur një ndeshje më shumë sesa fieraket. Tirana, e cila mundi dje Vllazninë në kryeqytet me rezultatin 98-66, mbajnë vendin e tretë me 21 pikë.
Ndërkaq, e papritura ka ardhur në takimin tjetër të javës, ku Elbasani ka shtangur Studentin, duke fituar në fushën e vet me rezultatin 62-49, dhe duke bërë që lufta për vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final të titullit, të hapet plotësisht.
ELBASANI – STUDENTI 62-49
(10-12, 19-12, 21-10, 12-15)
ELBASANI: Gjata, Rusta, M. Sylenji, A. Xhyra, J. Sylenji / Qosja, Sh. Xhyra, Zenuni, K. Xhyra, Lushnjari, Ahmetaj, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
STUDENTI: Shima, Metan,i Lalaj, Asteria, Baraj, Mema / Halili, Dragoni, Jani, Kici, Ismeti, Naçollari. Trajnere: F. Mitku
GJYQTARË: E. Allaraj, O. Kasmi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 13-të
(21 shkurt 2015)
Kamza Basket – Flamurtari 44-69
Apolonia – Skënderbeu 104-62
Elbasani – Studenti 62-49
Tirana – Vllaznia 98-66
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 11 11 0 949-636 22
- Flamurtari 12 10 2 921-696 22
- Tirana 12 9 3 961-759 21
- Studenti 12 6 6 750-760 18
- Skënderbeu 11 6 5 758-758 17
- Elbasani 12 5 7 808-900 17
- Vllaznia 12 3 9 812-871 15
- Kamza Basket 11 2 9 608-734 13
- Përmeti 11 0 11 496-995 11