AlbanianSport.com 01/03/2019 22:05
ASNN – Në dy miqësoret e radhës, 18-vjeçari do të zëvendësojë Nejmarin. Tite ka ftuar në kombëtaren e Brazilit, futbollistin e Realit të Madridit, Vinicius. 18-vjeçari ka bërë një paraqitje të mirë në “Santiago Bernabeu”, që kur është zhvendosur nga klubi i qytetit të Flamengos, tek Reali i Madridit në fillim të këtij sezoni. Edhe pse filloi karrierën në ekipin Real B, Vinicius shkoi shpejt në skuadrën e parë, sapo Santiago Solari zëvendësoi Lopetegin.
Që nga ai moment, ai është bërë lojtar i rëndësishëm te Reali, gjë që ka bërë që ylli i Uellsit, Gareth Bejl të mos gjejë hapësirat e duhura në skuadër. Brazili do të luajë dy miqësore në mars, kundër Panamasë, në Portugali më datë 23 dhe 3 ditë më vonë në Republikën Çeke. Përfshirja e Vinicius do të plotësojë mungesën e Nejmarit të dëmtuar. Në përfaqësuese janë thirrur edhe Dani Alves e Thiago Silva.
Filipe Anderson i Uest Hemit është shpërblyer për formën e tij të shkëlqyer në Premier Ligën angleze me thirrjen e dytë te Brazili. Premier Ligua kontribuon 8 lojtarë të përfaqësueses së trajnerit Tite, më shumë se çdo kampionat tjetër, me Alisonin, Fabinjon, Roberto Firminjon, Edersonin, Danilon dhe Gabriel Zhezusit. Brazili i ka fituar dy miqësoret e fundit në nëntor, kundër Uruguait dhe Kamerunit, të dyja 1-0. Skuadra përfundimtare që do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës, do të konfirmohet në maj.
Brazili e luan ndeshjen e parë të këtij turneu më 14 qershor 2019 kundër Bolivisë në Sao Paulo.