AlbanianSport.com 13.02.2016 09:20
ASNN – Trajneri i Borusias së Mënshengladbahut, Andre Shubert, ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp ka thënë se është shumë i lumtur me rikthimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
Xhaka ishte i pezulluar me tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë në takimin kundër Darmstadtit. Mungesa e tij në mesfushë i ka kushtuar ekipit të tij me rezultate negative.
Kjo pasi nga tri ndeshje ka shënuar vetëm një fitore ndërsa ka humbur dy të tjera. Shuberti ka bërë të ditur se Xhaka do të luajë menjëherë në takimin e së dielës, kundër Hamburgut.
“Jam i lumtur me rikthimin e Granit Xhakës. Ai përfundimisht do të luaj të dielën”, është shprehur Shuberti, ndërsa Borusia e Mënshengladbahut viziton Hamburgun, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Bundesligës gjermane.