Gjergj Vyshka 15.08.2016 13:20
Ndërkohë trajneri i kampiones, Driton Kuka pohoi se pas dështimit në Londër, ai dhe sportistja e tij kanë menduar vetëm për medaljen e artë në Rio. “Kur jemi kthyer prej Londrës, jemi kthyer me shpirt të ndrydhur, por të motivuar për punë, – ka zbuluar ai. -Për mua çdo medalje e Majlindës është e artë.”
“Edhe pse tani e ka fituar medaljen e artë nuk them që nuk do të isha i kënaqur edhe me të bronztën, – shtoi trajneri Kuka, i cili pohoi gjithashtu para nisjes për në Rio, Ministri i Sporteve i ka premtuar për ndërtimin e një qendre stërvitore për sportin e Xhudos në qytetin e Pejës.
Por ndërkohë një tjetër pritje ka ardhur për Majlinda Kelmendi në Pejë, atje ku së bashku me trajnerin Driton Kuka janë shpallur krenaria e qytetit. Një autobus i hapur e ka shoqëruar Kelmendin, shembulli më pozitiv i sportit kosovar, që është njëkohësisht Kampione e botës dhe Evropës dhe kryesuese e renditjes në peshën 52 kg.
Në “Rio 2016”, Kosova kishte dhe Nora Gjakovën, Urata Ramën, Qëndrim Gurin, Lum Zhavelin, Rita Zeqirin, Musa Hajdarin dhe Vijona Kryeziun. Ato kanë konkurruar përkatësisht në xhudom, qitje, ciklizëm, not dhe atletikë, por pa marrë dot suksesin e Majlinda Kelmendit, heroina e Kosovës në xhudo.