AlbanianSport.com 20.12.2015 11:35
ASNN – Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titullin Partizanit, por jo vendimtare për kampionatin. Sezoni është në gjysmën e tij dhe duhen luajtur ende dy faza.
Trajneri i korçarëve, Mirel Josa mendon që ta mbyllë fazën e dytë me një tjetër fitore që të ruajë diferencën me ekipin kryeqytetas. Ndërsa homologu i tij kryeqytetas, trajneri i Partizanit, Sulejman Stravova, kritikoi gjykimin në këtë sfidë.
Partizani luajti rreth 20 minuta me 10 futbollistë, pasi Xhevahir Sukaj u ndëshkua me karton të kuq. Kategoria Superiore ka ende një ndeshje për të zhvilluar këtë mesjavë për të mbyllur fazën e dytë.