Toti-Sauku-Balla: Shqipëri-Serbi, një ëndërr tepër e vyer për t’u shkuar dëm

Share Button

Ermal-Toti-Endrit-Sauku-Adriatik-Balla

AlbanianSport.com 08.10.2015 07:05
ASNN – Vetëpërmbajtje dhe qytetari drejt një synimi madhor sportiv. Ky është lajtmotivi që i bashkon 3 bashkëpunëtorët e çmuar të AlbanianSport.com, gazetarët sportivë Ermal Toti, Endrit Sauku dhe Adriatik Balla në editorialët e tyre të posaçëm, në prag të ndeshjes së sotme, Shqipëri-Serbi, të vlefshme për grupin I të Eliminatoreve të Evropianit “Francë 2016”.
“Shqipëri-Serbi, e shumëpritura, “e mallkuara”, e destinuara provë e pjekurisë për kuqezinjtë në fushë dhe shqiptarët në stadium dhe kudo, – shkruan Toti. – Që prej 14 tetorit të shkuar, natës së Beogradit dhe histerisë së vendasve, të gjithë presin se çfarë do të ndodhë në Elbasan Arena. Për historinë, specifikat dhe së fundi kontekstin sportive, 90 minutat e kthimit të kësaj përballjeje janë një eveniment botëror.”
“Por një gjë kuqezinjtë e dinë mirë, – thekson në editorialin e tij komentatori i paketës së transmetimeve sportive me pagesë, “SuperSport”. – Shansi historik i pjesëmarrjes në një kampionat evropian, nuk mund të shpërdorohet në kujtim të historisë së shekullit të 19-të, do të ishte e pafalshme. Ka gjithmonë një herë të parë dhe për ne ajo fillon tani.”
Ndërsa për gazetarin e TV Klan, Endri Sauku, incidenti i mbrëmshëm duhet lënë menjëherë pas. “Mendoj se duhet të numërojmë të paktën deri në tre për të gjetur disa arsye që të mos hedhim më gurë, që do të na kthehen si “bumerang”, – shkruan ai. – Na duhen 3 pikë që të shohim Francën. Na duhet një sjellje dinjitoze për të treguar se nuk jemi ballkanas gjaknxehtë, por njerëz të qytetëruar.”
“Të shfaqim sportivitet, që i gjithë mundi dhe përpjekjet të mos shkojnë dëm, që fryma e atyre të cilët zbresin në fushë të mos shkojë kot, – vijon Sauku. – Të bëjmë durim edhe për pak orë, që t’i japim vetes të drejtën të festojmë së bashku. Kjo do të jetë një goditje më e fortë se një apo disa gurë, pas e vret më shumë kundërshtarin që vjen në Elbasan të na presë ëndrrën në mes.”
Nga ana tjetër, Balla shkruan se “Ndeshja e sotme midis përfaqësueses tonë dhe asaj serbe shënon një pikë kulmore në këto eliminatore për ekipin e Xhovani De Biazit, një moment ku suksesi sportiv i një 90-minutëshi ka gjasa të mëdha të shndërrohet në një sukses historik të sportit shqiptar, sepse për herë të parë në historinë e Kombëtares tonë kuqezi bëhet realitet pjesëmarrja në një aktivitet të madh sportiv në rang kontinenti.”
“Sa i takon anës teknike e taktike të ekipit, duhet të besojmë se De Biazi do ta zgjidhë drejt këtë ndeshje. Personalisht, jam entuziast dhe besoj shumë se Kombëtarja këtë herë do ta thyejë “tersin” e ndeshjeve vendimtare, duke na lumturuar me një fitore që na afron me “Francë 2016”. Për më tepër, një fitore me serbët dhe kualifikim direkt do të ishte kryevepër”, – përfundon gazetari sportiv i të përditshmes shqiptare “SOT”, Adriatik Balla.
Në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë editorialet e plota të 3 gazetarëve, të shkruar posaçërisht për faqen tonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh