AlbanianSport.com 11.12.2015 09:00
ASNN – Roma ka ndryshuar fytyrë duke nxjerrë faqen e re zyrtare të klubit në internet, e para që realizohet edhe falë këshillave dhe ideve të tifozëve.
Intervista e parë dhe nuk mund të ishte ndryshe ka qenë me kapitenin Toti, i cili ka përshkuar karrierën e tij.
“Kur të tërhiqem dua të kujtohem me respekt, – thotë ai për “asroma.com”. – Ndeshja më e bukur që kam bërë në karrierë?”
“Roma-Juve 4-0, bashkë me Kasanon nuk kemi gabuar asgjë”, – kujton kapiteni në intervistën e tij, që AlbanianSport.com jua solli në dy pjesë, dje dhe sot dhe sot është pjesa e dytë.
… vijon nga dje
– Në cilin ndeshje keni bërë paraqitjen më të mirë?
– Besoj se ka qenë Roma-Juve 4-0. Unë dhe Kasano nuk kemi gabuar asgjë. Por prit, dua të mendohem mirë. Është edhe një tjetër kur kam qenë pothuajse perfekt.
– Cila?
– Roma-Empoli, në fushën neutrale të Palermos. Dy gola, një me kokë dhe një me goditje parabole. Kam luajtur me të vërtetë mirë.
– Ndeshja e preferuar në vitin e titullit?
– Roma-Parma, e kam thënë shumë herë, apo jo?
– Po, zgjidh një tjetër…
– Juventus-Roma 2-2.
– Në atë ndeshje je zëvendësuar nga Nakata?
– E di, nuk ka qenë një nga paraqitjet e mia më të mira. Por ajo ka qenë sfida që ka vendosur titullin. Më pas dy ndeshje të tjera vendimtare kanë qenë kundër Parmës dhe Bolonjës. Me verdheblutë kam gabuar edhe një 11-metërsh në pjesën e parë, duke goditur shtyllën dhe kundër Bolonjës nuk kam luajtur.
– Ke thënë gjithmonë se goli fluturimthi kundër Sampdorias dhe dy goditje parabole ndaj Lacios dhe Interit janë të preferuarit: konfirmon?
– Po, janë në podium, tre të parët, por ka edhe të tjerë.
– Në cilin kampionat të huaj do të kishte pëlqyer të luaje?
– Në Spanjë, pa dyshim.
– E thua sepse Reali të ka kërkuar në të kaluarën?
– Jo, stili im i lojës është shumë i ngjashëm me futbollin spanjoll: më shumë teknik se sa fizik, nëse e krahasojmë me Premier Ligën apo Serinë A. Spanjollët janë të përqendruar më shumë tek aspekti teknik: argëtohen më shumë. Ta tregojnë këtë edhe kur përballesh me ta, nëse bën një gjest të bukur teknik të duartrokasin.
– Në fakt, ju keni dalë mes duartrokitjeve në “Bernabeu”.
– Ka qenë një ndjesi fantastike dhe ai në Madrid kundër Realit ka qenë goli evropian më i bukur që kam realizuar në karrierën time.
– Si do të doje të kujtoheshe nga kundërshtarët pasi të tërhiqesh nga futbolli i luajtur?
– Nuk më takon mua ta vendos, zgjedhja i takon atyre. Do të mjaftonte respekti. Gjëja më e rëndësishme për karrierën e një futbollisti