Totenhemi fiton & sheh çerekfinalet, Borusia e Dortmundit “bie” në Londër

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2019 15:35

ASNN – Mbrëmjen e së mërkurës u luajtën dy ndeshje të Ligës së Kampioneve, ku në Londër Totenhemi priti Borusian e Dortmundit, kurse në Amsterdam Ajaksi priti Realin e Madridit. Në të dyja takimet pati emocione dhe spektakël, por në fund fituan skuadrat favorite, që hedhin një hap drejt çerekfinaleve. Kështu, në Londër Totenhemi arrriti një fitore të thellë 3-0 ndaj Borusias së Dortmundit, duke e vënë kualifikimin në “shinat” e duhura.

Anglezët vuajtën shumë në këtë ndeshje, pasi Dortmundi luajti më mirë në pjesën e parë dhe iu afrua disa herë golit. Por portieri Hugo Lloris në momente decizive bëri pritje spektakolare duke evituar gola të sigurt. Në pjesën e dytë Totenhemi e nisi menjëherë me gol, pasi koreano-jugori Min Son realizoi në kohën dhe vendin e duhur, duke i hapur shtegun një fitoreje të madhe të skuadrës londineze. Dortmundi u hodh në sulm duke kërkuar golin e barazimit dhe ushtroi shumë presion në zonën kundërshtare.

Por strategjia e Totenhemit për të shfrytëzuar kundërsulmin në minutat e fundit të ndeshjes sollën edhe dy gola të tjerë, duke e shtangur dhe dorëzuar ekipin gjerman. Kështu, në minutën e 83-të Jan Vertonghen shënoi golin e dytë dhe, vetëm 3 minuta më pas, e 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, ishte radha e Fernando Jorentes të shënojë golin e tretë, e përfundimisht Totenhemi fitoi 3-0 ndaj Borisias së Dortmundit, duke bërë që çerekfinalet të jenë më afër për të.

Gjermanët zhgënjejnë në fund të ndeshjes dhe tani shohin pengesë të mëdha për objektivin e kualifikimit, pavarësisht se dueli i kthimit do të luhet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh