AlbanianSport.com 28/02/2019 18:25
ASNN – Ata kanë vizituar ekipet e moshave, që stërviteshin në Irlandën e Veriut. Princi Uilliam ka mbërritur në Irlandën e Veriut të mërkurën, pasi qeveria britanike kërkon të sigurojë provincën, dikur të trazuar pas dramës së “Brexit”-it, që stabiliteti i saj i vështirë do t’i bëjë ballë edhe kësaj ngjarjeje.
Vizita 2-ditore e organizuar me ngut nga trashëgimtari i fronit dhe bashkëshortja e tij, Kejt, nisi me një vizitë në stadiumin e futbollit “Uindsor Park” për të mësuar rreth programeve sportive. Çifti është takuar me fëmijë të moshave të ndryshme në stadium dhe kanë zhvilluar stërvitje me ta.
Kejti ka luajtur me vajzat, ndërsa Uilliami me djemtë. Kejti, tepër e shkathët ka bërë ushtrime me vajzat e veshura me uniforma. Ndërsa princi ka ndjekur me kujdes udhëzimet që u jepte trajneri djemve. Dy bashkëshortët kanë treguar kujdes dhe vëmendje për zhvillimin e sportit në Irlandën e Veriut, duke vënë theksin se sporti iu krijon një jetesë më të shëndetshme fëmijëve dhe sigurisht më pak stresuese.