“Topin e Artë 2015” / Mungoi Bufoni, Italia bojkoton votimin për çmimin

Share Button

Flamuri-top-italia

AlbanianSport.com 12.01.2016 14:35

ASNN – Kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon dhe trajneri Antonio Konte, munguan në vlerësimet për të përcaktuar më të mirët e vitit të kaluar, dhe kjo për shkak se portieri nuk ishte i përfshirë në listë. Konte dhe Bufoni iu bindën vendimit të Federatës së tyre, e cila e quajti të papranueshëm faktin që portieri 37-vjeçar nuk ishte në mes të 59 futbollistëve që morën pjesë në garë.

Presidenti Tavekio dhe drejtuesit e tjerë të Federatës Italiane reaguan me një qëndrim të skajshëm, që besohet se nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Në listën e botuar në faqen zyrtare të FIFA-s, përfaqësuesit italianë mungojnë që të dy. Italianët u ndjenë të ofenduar që në listë ishin pesë portierë, Nojer i Bajernit, De Gea i Mançester Junajtid, Kurtua i Çelsit, Bravo i Barcelonës dhe Ospina i Arsenalit, por jo kapiteni i tyre.

Bufon fitoi titullin kampion në Itali, e Kupën dhe Superkupës së Italisë, si dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampioneve, të humbur përballë Barcelonës. Megjithatë, pavarsisht këtij veprimi, Italia nuk pritet të ketë ndonjë ndëshkim serioz nga FIFA. Organizata më e madhe e futbollit në botë ka probleme shumë më të mëdha për të zgjidhur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh