AlbanianSport.com 04/12/2018 14:40
ASNN – Motrat e Kristiano Ronaldos shpërthejnë në akuza pas triumfit të Luka Modriç: Ky nuk është futboll, por mafie dhe kalbëzim. Kristiano Ronaldo ishte i ndërgjegjshëm se nuk do ta fitonte “Topin e Artë” këtë edicion, sepse ai kishte dështuar përballë kroatit Luka Modriç, i cili kishte fituar më herët çmimin e lojtarit në të mirë evropian, çmimin e lojtarit më të mirë në botë dhënë nga FIFA (“The Best”), si dhe çmimin e dhënë nga Federata për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS) që e cilësonte më të mirin për vitin 2018.
Nga ana tjetër, Modriç mori trofeun e Topit të Artë të Botërorit të Rusisë dhe të gjitha këto e vunë atë si favorit absolut për të fituar trofeun e madh të “Topit të Artë” që jepet nga revista e famshme franceze “France Football”. Por, menjëherë pas konfirmimit të mesfushorit kroat si “Topi i Artë” i vitit 2018, motrat e Kristiano Ronaldos kanë shpërthyer në rjetet sociale në akuza dhe kanë vënë në dyshim seriozitetin e dhënies së çmimit, duke pretenduar se trofeun e meritonte vëllai i tij, Kristiano.
Në fillim ishte motra e vogël, 39-vjeçarja Eima Aveiro, e cila theksoi në mesazhin e saj se bota është e kalbur. “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafia dhe para, – shkruante ajo. – Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon.” Ndërkohë, motra e madhe e “CR7”-s, Katia Aveiro, 42-vjeçare, postoi të njëjtën fotografi të “yllit” të Juventusit me trofeun e kaluar të “Topit të Artë”, duke e shoqëruar me një mesazh mjaft domethënës.
Mbase, sipas saj, për të treguar se kush duhej të ishte fituesi i vërtetë. “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”, shkruan Katia Aveiro, motra e madhe e sulmuesit të përfaqësueses së Portugalisë dhe Juventusit në Serinë A të Italisë.