AlbanianSport.com 20.10.2015 14:20
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, dhe revista prestigjioze “Francë Futboll” kanë bërë të ditur emrat e 23 kandidatëve për “Topin e Artë”. Tanimë kanë mbetur 23 nga 59 lojtarë që ishin në fillim, pasi FIFA ka bërë të ditur emrat e atyre që vazhdojnë garën për të fituar këtë çmim prestigjioz.
Kjo listë do të vazhdojë të ngushtohet përsëri, derisa të arrijë në tre të fundit të cilët do të mbërijnë në finale për sferën vezulluese. Ceremonia e dhënies së “Topit të Artë” do të mbahet me 11 janar 2016 në Zyrih të Zvicrës, kur trajnerët dhe kapitenët e përfaqësueseve të vendeve anëtare të FIFA-s e UEFA-s do të zgjedhin lojtarin më të mirë.
Pesë lojtarë të Premier Ligës Angleze janë përfshirë në këtë listë. Duke lënë mënjanë dy “të zakonshmit”, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, në listë janë përfshirë nga kampionati anglez Aleksis Sançez, Eden Hazard dhe treshja e Mançester Sitit, Serxhio Aguero, Kevin De Bryjne dhe Jaja Turé.
16 prej të nominuarve janë nga Barcelona, Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut. Këtë çmim gjatë dy viteve të fundit e ka fituar Ronaldo, ndërsa Mesi e ka fituar katër herë këtë trofe.
Ja dhe lista e plotë e futbollistëve që janë akoma në garë:
Serxhio Agüero (Argjentinë / Mançester Siti), Gareth Bejl (Uells / Real Madrid), Karim Benzema (Francë / Real Madrid), Kristiano Ronaldo (Portugali / Real Madrid), Kevin De Bryjne (Belgjikë / Volfsburg & Mançester Siti), Eden Hazard (Belgjikë / Çellsi), Zllatan Ibrahimovi (Suedi / Paris SG), Andrés Injesta (Spanjë / Barcelonë), Toni Kros (Gjermani / Real Madrid), Robert Levandovski (Poloni / Bajern Mynih), Havier Maskerano (Argjentinë / Barcelonë), Lionel Mesi (Argjentinë / Barcelona), Tomas Myler (Gjermani / Bajern Mynih), Manuel Nojer (Gjermani / Bajern Mynih), Nejmar (Brazil / Barcelonë), Pol Pogba (Francë / Juventus), Ivan Rakitiç (Kroacia / Barcelonë), Arjen Roben (Holandë / Bajern Mynih), Hames Rodrígez (Kolumbi / Real Madrid), Aleksis Sánçez (Kili / Arsenal), Luis Suárez (Uruguaj / Barcelonë), Jaja Turé (Bregu i Fildishtë / Mançester Siti), Arturo Vidal (Kili / Juventus & Bajern Mynih).