AlbanianSport.com 08.02.2015 08:20
ASNN – Tomori ia ka bërë “fora”, ndërsa dje ka fituar në Berat përballë Sopotit të pretendimeve të mëdha.
Për librazhdasit gjërat kanë nisur keq që në pjesën e parë, atëherë kur, në të 26-tën ka shënuar Mile për Tomorin dhe Bella ka dalë me karton të kuq.
Në të 60-tën minutë, Tomori ka dyfishuar me anë të Sharavollit, ndërsa Polisi ka ngushtuar diferencën e golave në minutën e 83-të.
Pas kësaj humbjeje në Berat, në Librazhd të gjithë besojnë se janë venitur shpresat për në Superiore.
Tomori – Sopoti 2-1
Shënues: Mile 26’, Sharavolli 60’ / Polisi 83’