AlbanianSport.com 03.10.2016 16:35
ASNN – Tomori ka mundur Bylisin me rezultatin 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje, në takimin që ka ulur siparin e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Sikundër ka ndodhur të shtunën dhe të dielën, edhe takimi i sotëm, i vlefshëm për grupin B të Kategorisë së Parë, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka mbyllur të hënën ndeshjet e javës së tij të dytë, me takimin midis Tomorit dhe Bylisit. Sikundër ka ndodhur të shtunën dhe të dielën, edhe takimi i së hënëns, i vlefshëm për grupin B të Kategorisë së Parë, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Tomori ka mundur Bylisin me rezultatin 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje, në takimin që u luajt në Berat, duke nisur nga ora 14:00. Në fakt, vendasit, të cilët erdhën pas humbjes në javën e parë në Lushnjë me skuadrën vendase, kanë kaluar në epërsi pas vetëm 9 minutash lojë, me anë të kapitenit Çaço. Goli i ka shtangur ballshiotët, të cilët patën fituar 2-1 në fushën e vet në javën e parë me Pogradecin, por ishin të pafuqishëm për të gjetur golin e barazimit.
Kështu, pjesa e parë mbyllet me epërsinë njëgolëshe të beratasve, të cilët e thellojnë këtë epërsi vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me anë të Sharavollit. Ky rezultat do të mbetet në fuqi deri në fund dhe Tomori merr fitoren e parë këtë sezon, duke treguar se lufta në grupin B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbolllit do të jetë mjaft e ashpër.