AlbanianSport.com 25.10.2014 12:35
ASNN – Tomori i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Sopotin, të cilën do ta luajë sot në Fushën Sportive “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Atmosfera pozitive e krijuar pas fitores së një jave më parë ndaj Luftëtarit në Berat i ka bërë optimistë beratasit.
Dhe këtë e ka deklaruar për gazetat sportive të ditës dhe Onils Idrizaj, i cili do të pohonte: “I kemi dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e fundjavës. Jemi përqendruar në këtë ndeshje duke parë suksesin e Sopotit në tre javët e para të kampionatit, i cili momentalisht ndodhet në vendin e parë.”
“Synimi ynë në këtë ndeshje janë vetëm 3 pikët dhe kjo është dhe arsyeja pse trajneri Eqerem Memushaj zhvilloi ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në vizitinë e Pukës me futbollistët e rinj. Ndaj ne shpresojmë që edhe ndaj Sopotit të vazhdojmë hapat e nisura që nga ndeshja me Luftëtarin”, – ka përfunduar vlonjate i Tomorit, Onils Idrizaj.