AlbanianSport.com 13.09.2016 16:10
ASNN – Tomori e ka përfunduar periudhën përgatitore në Qerret, por problemi më i madh është se në Berat nuk ka një fushë stërvitore për këtë skuadër.
Dhe ky problem bëhet shqetësues teksa po vjen vjeshta dhe shtohen reshjet e shiut, ndërsa Bashkia e Beratit duhet të gjejë një zgjidhje për ekipin e futbollit.
Shqetësimi është më i madh dhe për faktin se në terrenet stërvitore në qytetin muze nuk është vënë dorë.
Dhe futbollistëve u është kthyer në makth, ndërsa në jo pak raste janë stërvitur në “kalçeto”, apo dhe në fusha fshatrash.
E lojtarët janë sëmurur duke u ekspozuar ndaj të ftohtit. E urimi më i madh është të zgjasin ditët me diell që të mos kenë probleme në fushat e qymyrta.