AlbanianSport.com 24.12.2014 10:05
ASNN – “Të rroftë stema e FIFA-s, o Lorenc Jemini, se as për në Kategorinë e Parë nuk je i tillë!” Kështu ka nisur revolta e tifozëve beratas, të cilët nuk e kanë pranuar drejt humbjen në Gjirokastër, 0-2 me Luftëtarin vendës.
Ata kanë vërtetuar me pamje filmike që beratasve u është mohuar një penallti e rregullt dhe flagrante, të cilën vetëm gjyqtari nuk e pa. Ndaj në fund kanë thënë që edhe një ndërkombëtar si Lorenc Jemini nuk mund të gjykojë drejt e pastër në Kategorinë e Parë.
Gjithsesi beratasit shpresojnë që në pjesën e dytë të kampionatit të jenë më të fortë dhe më pranë objektivit të tyre për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.