Gjergj Vyshka 11.02.2015 15:15
Gjatë ndeshjes Tomori-Sopoti, e cila është fituar nga beratasit 2-1, ka pasur dhegoditje me gurë të tifozerisë mike. Gjendur përpara këtyre akuzave, ndërsa kanë falënderuar policinë e shtetit për ndërhyrjen energjike dhe shmangien e problemeve, beratasit kanë sqaruar se gjithçka ka ardhur nga jashtë stadiumit. “Asnjë nga tifozët e Tomorit nuk është bërë pjesë e aktit të shëmtuar, i cili ndodhi gjatë ndeshjes”, – kanë deklaruar beratasit.
“Tifozët beratas nuk e kanë për zakon t’i presin miqtë me gurë, – kanë vijuar ata. –Përkundrazi, ata ishin të akomoduar në tribunën kryesore. Por burime të sigurta na bëjnë me dije se gurët e ardhur nga jashtë stadiumit kanë qenë të tifozëve kuçovarë të pranishëm në këtë takim. Gjithsesi duhet të falënderojmë Policinë e Shtetit, e cila ka arritur ta zgjidhi gjithçka në momentin dhe kohën e duhur. Ky është një akt i shëmtuar i cili nuk ka të bëjë fare me tifozerinë tonë.”
Gjithsesi ju kërkojmë ndjesë, pasi përgjegjësia qëndron mbi ne!”, – kanë thënë beratasit, ndërsa duket se gjithçka do të jetë dhe analizë e Komisionit të Disiplinës në FSHF. Ajo që duket absurde është fakti që akuzohen tifozët e Naftëtarit, në një kohë që të shtunën skuadra e tyre ka luajtur përballë Shkumbinit në “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës. Megjithatë beratasit kanë kërkuar ndjesë, ndërsa kanë pranuar që nuk i presin me gurë miqtë.