AlbanianSport.com 04.12.2014 12:05
ASNN – Në klubin e futbollit “Tomori” e kanë hedhur poshtë pretendimin se trajneri Eqerem Memushaj nuk do të jetë më në krye të skuadrës, kjo që pas humbjes ndaj Naftëtarit në Berat të shtunën e kaluar. Të paktën siç dhe kanë bërë të ditur disa nga mediet e përditshme sportive.
Mirëpo, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë KF Tomori, Memushi të premten ka bërë një aksident me makinë, ndërsa duket se nuk ka qenë i pranishëm as në ndeshjen e së shtunës me Naftëtarin. Dhe për këtë arsye, të paktën për dhjetë ditë, është me raport mjekësor.
Dhe deri në një tjetër vendim, stërvitja dhe drejtimi i skuadrës do të bëhet nga Madrid Muzhai, kjo që nga ndeshja me Lushnjën në “Roza Haxhiu” të shtunën.