AlbanianSport.com 08.01.2015 16:35
ASNN – Elham Galica është rikthyer tek Tomori. Sulmuesi shkodran ka qenë pjesë e beratasve në fazën e parë të sezonit 2013-2014, por në fazën e dytë u largua tek Luftëtari.
Ndërkohë që gjatë verës duket se ka mbetur pa ekip. Në kushtet kur kishte kërkuar që të vetofrohej tek Dinamo, blutë, të paktën dhe sipas administratorit Ismet Saliaj, e patën refuzuar.
Kështu që tashmë është bërë pjesë e Tomorit, ndërsa beratasit dje kanë nisur zyrtarisht periudhën përgatitore të dimrit. Por skuadra ka pasur dhe firo, teksa është larguar Arvist Gjata, i cili me shumë gjasa do të jetë pjesë e Shkumbinit.
Elham Galica duket se ka plotësuar një boshllëk në skuadrën e trajnerit Madrid Muzhaji.