AlbanianSport.com 08.12.2014 07:50
ASNN – Futbollistët e Tomorit kanë arritur të fitojnë në “Roza Haxhiu” 0-1 në një sfidë të vështirë ndaj Lushnjës. Në një prononcim për shtypin sportiv shqiptar, kapiteni i Tomorit, Gersi Arbëri, shprehet: “Jam shumë i lumtur për fitoren e djeshme.”
“Ishte një fitore e premtuar nga ne dhe në fund ia dolëm, – ka vijuar ai. – Dua të falënderoj gjithë djemtë e ekipit për lojën e bukur që zhvilluan dhe karakterin e fortë mbas një presioni psikologjikë. Me këtë fitore u treguam të gjithëve se ne kemi vlera.”
“Në futboll ka të papritura. Ne nuk duhet të jemi euforikë për fitoren, por dhe as të kalojmë në ekstreme dhe në shpifje ashtu siç u aludua për ndeshjen me Naftëtarin”, – ka përfunduar kapiteni i Tomorit, Gersi Arbëri.