AlbanianSport.com 17.12.2014 08:05
ASNN – Tomori e ka domosdoshmëri fitoren sot ndaj Butrintit në Berat, jo thjesht për të rikuperuar pikët e humbura në Peqin ndaj Shkumbinit, por dhe për të qenë i sigurt në qëndrimin në Kategorinë e Parë. Sepse për shkak të mospagesave ndaj kroatit Vrucina, Tomorit i janë tre pikë.
Por nëse paratë nuk paguhen brenda një afati të caktuar nga FIFA, atëherë beratasit rrezikojnë t’i hiqen 6 pikë dhe gjërat të rëndohen më keq seç janë. Ndaj, edhe ky vendim i dytë nuk është zyrtar, sepse beratasit janë duke u bërë gati t’i paguajnë ato para brenda afatit të caktuar.
Por më së shumti, fitorja ndaj Butrintit u duhet dhe për të rikuperuar atë humbje të thellë të fazës së parë, 0-4. Dhe një formacion i mundshëm i Tomorit përballë Butrintit do të jetë me skemën taktike 4-5-1: Vashaku, Ramazani, Bitri, Bishaj, Frataraku, Avdo, B. Myzyri, Arbëri, Papa, Uzuni, Idrizaj.