AlbanianSport.com 18.04.2016 11:35
ASNN – Pas fitores 4-0 në derbin ndaj Naftëtarit, Tomori i Beratit është pranë pranë ngjitjes në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet ndryshe si Kategoria e Parë. Në fakt, nuk ishte vetëm një ndeshje derbi, pasi në Berat u luajt një sfidë vendimtare për ngjitjen një kategori më lart. Pas fitores 4-0, në rolin e favoritit janë tashmë vendasit, futbollistët e Tomorit.
Suksesi i thellë i dha barazimin me pikë me Naftëtarin në renditjen e grupit B të Kategorisë së Dytë, ndërsa tani beratasit janë në vendin e parë falë bilancit më të mirë në përballjet direkte. Golat në Stadiumin “Tomori” u shënuan nga Myzyri që në minutën e parë, dy herë nga Kanapari, dhe shumë bukur nga Caci.
Tensioni ishte i madh. për shkak të frikës për përleshje mes dy palëve të tifozëve, veçse masat e forta të sigurisë nuk e lejuan diçka të tillë. Sidoqoftë, pati shumë sharje dhe ofendime në të dyja krahët. Mbeten edhe 3 javë për t’u mbyllur kampionati dhe dy skuadrat kanë nga 48 pikë, por trajneri i Tomorit, Bledar Sinella, nuk ka asnjë dyshim.