AlbanianSport.com 15.11.2014 12:55
ASNN – Tomori do të përballet javën e ardhshme me Pogradecin në fushën e këtij të fundit, në një ndeshje ku do të kërkojë pa dyshim një rezultat pozitiv. Një nga futbollistët e afruar me shumë bujë në tregun e lëvizjeve të lojtarëve në verë, sulmuesi Enriko Papa, duke folur për shtypin sportiv të ditës, ka deklaruar: “Ndeshja në fushën e Pogradecit është vlerësuar maksimalisht dhe jemi shumë të motivuar për të marrë rezultat pozitiv”.
“E dinim se ndeshja me Pogradecin do të jetë e vështirë, por ne shkojmë për 3 pikë në këtë ndeshje në fushë të huaj, – pohuar ai. – Ndërkohë jemi duke vijuar me intensitet përgatitjet në kuadër të kësaj vizite pogradecare. Ndërkohë që rikthimi pas skualifikimit prej një jave të kapitenit Arbëri dhe rikthimi pas dëmtimit i Gjatës na e bëjnë më të sigurt suksesin në këtë ndeshje. Mund t’ju them se shënoj gol në Pogradec dhe rikthehemi me fitore në Berat.”
Në këto gjashtë javë, Enriko Papa nuk ka arritur të siguroj qoftë dhe një gol me fanellën e Tomorit. Futbollisti kuçovar premton se kjo ndeshje do jetë kthesa te goli.