AlbanianSport.com 05.01.2015 22:05
ASNN – Ndërkohë Tomori ka pasur dhe largime, teksa karriera e Enea Bitrit duket se ka shënuar rritje, sepse ai është bërë pjesë e gjermanëve të skuadrës së dytë të FC Këlnit në Ligën Rajonale. Që do të thotë se do të jetë një largim i dhimbshëm për skuadrën beratase, por që gjithsesi shënon arritje për karrierën e Bitrit.
Ndërkohë nga votat e publikut, Myrto Uzuni është lojtari i vitit 2014, i cili ka grumbulluar 115 vota ose 30 % të anketimeve të tifozëve. Në vend të dytë Berion Myzyri, që ka marrë 100 vota ose 26 % të të anketuarve. Dhe në vendin e tretë është Enea Bitri, i cili tashmë është pjesë e gjermanëve të FC Këln 2, teksa ka marrë 55 vota, apo 14 % të të anketuarve.