AlbanianSport.com 09.01.2015 21:25
ASNN – Elham Galica devijon nga Tomori, ndërsa ka shfaqur dëshirën për të luajtur me Naftëtarin. Dhe për rrjedhojëjanë nxehur në Berat, ndërsa e kanë cilësuar “mashtrues”. “Galica hedh poshtë gjithë të mirat dhe mbështetjen tonë”, – kanë thënë beratasit në faqen e FK Tomorit në “Facebook”.
“Dje u bë fakt i kryer duke thënë se vjen tek Tomori për ta ngritur këtë skuadër në Superiore, kurse sot ka shfaqur dëshirën për të luajtur me Naftëtarin, – kanë vijuar ata. – Nuk duam futbollist mercenar. Shansin e dogje vetë për të qenë pjesë e Tomorit. Dhe pse na ofendove në Gjirokastër, ne përsëri të donim në Berat.”
“Është faji jot, ta harrosh Beratin”, – ka përfunduar beratasit në faqen e FK Tomorit, ndërsa Elham Galica duket se do të shkojë në Kuçovë.