AlbanianSport.com 13.12.2014 08:35
ASNN – Tomori sot do të udhëtojë drejt Peqinit, atje ku do të luajë ndeshjen e parë të fazës së dytë përballë Shkumbinit vendës.
Beratasit vijnë në këtë ndeshje me tre mungesa të rëndësishme në formacion, që janë Avdo, Bishaj dhe Ramazani.
E megjithatë formacioni i mundshëm i Tomorit, të paktën edhe sipas trajnerit Madrid Muzhaji, do të jetë me skemën taktike 4-1-4-1: Vashaku, Arbëri, Bitri, Kuçi, Frataraku, B.Myzyri, Sharavolli, Shinko, Uzuni, Papa, Idrizaj.
Të gjithë beratasit shpresojnë në një rezultat pozitiv në këtë sfidë.